Turqia lëshon fletë-arreste për 101 ushtarë

Autoritetet turke kanë ndaluar të enjtën 33 anëtarë të forcave ajrore pas dyshimeve se kanë lidhje me klerikun fetar Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për tentimet e dështuara për puç në korrik të vitit 2016, ka thënë e përditshmja turke Hurriyet, transmeton Reuters, përcjellë REL.

Sipas gazetës, të ndaluarit kanë qenë në mesin e 101 anëtarëve të forcave ajrore që mund të përballen me arrestim, pas një hetimi të nisur nga prokurorët e Ankarasë, i cili është zgjeruar në 21 provinca.

Në mesin e të burgosurve është një toger dhe pesë kolonelë.

Turqia ka ndaluar 160,000 persona dhe ka shkarkuar nga pozita pothuaje numër të njëjtë të personave prej tentimeve të dështuara për grushtshtet, ka njoftuar zyra e Kombeve të Bashkuara për Drejtat e Njeriut.

Kritikët e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan e akuzojnë atë për përdorim të arsyetimit të puçit për shtypje të kundërshtarëve.

Autoritetet turke në anën tjetër deklarojnë së këto masa janë të nevojshme për të luftuar rreziqet e sigurisë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP