Lindin fëmijën e dytë, gjobitet 150 mijë euro çifti në Kinë

Një çift kinezësh nga një provincë në Zhejiang u dënuan të paguajnë gjobën prej 1.3 milionë yuan ose rreth 150 mijë euro, pasi sollën në jetë një fëmijë të dytë.

Gjoba erdhi pasi çifti shkeli ligjin për planifikimin familjar i vendosur në Kinë, i cili i imponon çiftet që të kenë vetëm 1 fëmijë.

Dy bashkëshortët në muajin shkurt u bënë prindër të një vajze, pasi më herët në vitin 1995 sollën në jetë një djalë.

Ligji për fëmijën e vetëm është në fuqi në Kinë dhe gjithë ata çifte që e shkelin atë gjobiten./ botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button