Zaev është pritur nga Borisov në Samitin e BE-së në Sofje

Kryeministri Zoran Zaev është duke marrë pjesë në punën e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Sofje, Republikën e Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Në pjesën zyrtare të programit, kryeministri Zoran Zaev është pritur nga ana e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.

Kryeministri Zoran Zaev do të merr pjesë në sesionin plenar me temë “Lidhje” ndërsa gjatë kohës së drekës mes shefave të qeverive dhe përfaqësuesve më të lartë shtetëror të trupave të Bashkimit Evropian është planifikuar që ai të mbajë fjalimin e tij me temë “Përballja e përbashkët me kërcënimet”.

Sipas agjendës, kryeministri Zoran Zaev do të takohet edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me kryeministrat e Austrisë dhe Suedisë, Sebasitjan Kurc dhe Stefan Llofven.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button