Harrojeni Justin, Selena ka nisur një lidhje me aktorin e njohur

Selena Gomez u nda nga Justin Bieber para disa muajsh dhe e gjithë vëmendja ka qenë tek ata, nëse do të bashkohen apo jo. Ndoshta mendonit se Selena është ende duke vuajtur për Justin, por e keni gabim. Me sa duket, një tjetër Justin ka hyrë në jetën e saj. Bëhet fjalë për aktorin Justin Theroux, i cili po ashtu sapo është ndarë nga aktorja Jennifer Aniston, pas dy viteve martesë, transmeton Revista Class.

 Sipas revistës Life and Style, Selena dhe Theroux janë më shumë se miq. Por ata që nuk janë edhe aq të lumtur nga kjo lidhje janë miqtë e Selenës dhe mbi të gjitha aktorja Jennifer Aniston. Sipas burimeve pranë aktores, Aniston e quan lidhjen e tyre si një tradhti nga ana e të dyve, pasi ajo ka pasur një miqësi me Gomez dhe ishte si një idhull për të. Po ashtu thuhet se edhe fakti që Jennifer e ka dashur shumë Theroux, ka ndikuar në afrimin e Selenës me të, duke marrë parasysh vlerësimin e madh që këngëtarja ka për Jennifer-in.

Selena dhe Theroux kanë 20 vite diferencë, por me sa duket po shkojnë shumë mirë dhe e kanë mbështetur njëri-tjetrin, pas ndarjeve me partnerët e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button