Presidenti Thaçi prej Sofjes: dialogu nuk do të jetë i lehtë për Kosovën dhe Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimin zyrtar që kishte me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, si dhe me presidentin serb Alekasandar Vuqiç, ka thënë se faza e re e dialogut nuk do të jetë e lehtë as për Kosovën dhe as për Serbinë.

Ai ka thënë se jemi të vetëdijshëm se nuk do të ketë fitore 100% për askënd, por ajo që është e sigurt është se edhe Kosova me arritjen e kësaj marrëveshje ligjërisht obligative, por edhe Serbia, do të jenë pjesë e familjes evropiane.

“Është dakordim i përbashkët që dialogu për fazën përfundimtare të filloj në të ardhmen e afërt, të udhëhequr nga zonja Mogherini, me një mbështetje unike të shteteve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe akterëve tjerë që dëshirojnë të ndihmojnë. Prandaj, edhe është me të vërtetë një momentum i ri, që kërkon mobilizim të të gjitha forcave dhe energjive të skenës politike, institucionale, të shoqërisë civile, të mediave edhe në Kosovë, sepse do të jetë një proces jashtëzakonisht i përgjegjshëm, për të marrë edhe përgjegjësi, por në të njëjtën kohë edhe kredi për finalizimin e këtij procesi, që do të nënkuptojë njohjen e Kosovës nga Serbia, dhe anëtarësimin e Kosovës në strukturat e OKB-së. Natyrisht se procesi nuk do të jetë i lehtë për Kosovën, nuk do të jetë i lehtë as për Serbinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të ketë fitore 100% për askënd, por ajo që është e sigurt se edhe në Kosova me arritjen e kësaj marrëveshje lig

Presidenti Thaçi ka njoftuar se në takim është biseduar edhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren nga Kosova.

“Ishte një takim i rëndësishëm, një takim jashtëzakonisht produktiv. Një takim që diskutuam për të ardhmen evropiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave që Kosova është në rrugë shumë të mbarë, që Kosova ka implementuar të gjitha kriteret, 95 prej tyre të kërkuara nga Bashkimi Evropian, është një vlerësim i lartë. Në të njëjtën kohë diskutuam në takim të veçantë me zonjën Mogherini, për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i ndërmarrim, është konstatim i përbashkët se pjesëmarrja e Kosovës në këtë Samit të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është historik për Kosovën, që nënkupton vlerësim për shtetin e Kosovës, që po konsolidohet dhe afirmohet në rrafshin e një perspektive konkrete të sigurt evropiane”, ka thënë Thaçi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP