Kosova mund të mbetet pa mjekë

Drejtori i Qendrës më të madhe Emergjente në vend Basri Lenjani ka dhënë alarmin se shumë shpejt Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë.

Sipas tij, Kosova po i shkollon kuadrot shëndetësore, përkatësisht mjekët dhe infermierët dhe në fund po ia dorëzon Bashkimit Evropian, ku po emigrojnë për paga më të mira dhe trajtim më të mirë institucional, shkruan më tutje “Zëri”.

Qindra mjekë dhe infermierë nga Kosova është raportuar se deri më tani janë punësuar kryesisht në Gjermani, ku po paguhen gati dhjetëfish më shumë se në vend.

Paga e një mjeku specialist në Kosovë është rreth 600 euro, ndërsa specializantët e shëndetësisë marrin më pak se 500 euro e infermierët nuk i marrin as 400 euro.

Në Gjermani është raportuar se specializantët e shëndetësisë i marrin rreth 4000 euro në muaj, përderisa specialistët marrin edhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP