Nano presion Ramës: President ose lëvizje brenda PS

Fatos Nano i ka lënë 24 orë kohë PS që të çojë emrin e tij në Parlament si kandidat për Kreun e Shtetit në të kundërt brenda selisë rozë do të ketë një tjetër lëvizje politike, rreth të cilës i janë bashkuar paraditen e së shtunës shumë emra të njohur të së majtës shqiptare.

Ndërsa ka biseduar me mbështetësit e tij Nano ka bërë të qartë faktin që nesër në takimin mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në tavolinë të hidhet emri i tij.

Rreth mesiditës, në zyrën e tij Fatos Nano ka zhvillur takime intensive me ish-deputete, ish-drejtues qendrore dhe lokale te PS, si edhe me drejtues e aktiviste te shoqerise civile dhe te rinj e te reja.

Mësohet se gjatë takimeve eshte folur edhe per ngurimin e kryetarit te PS Edi Rama, per ta mbeshtetur politikisht dhe me firma kandidimin e Fatos Nanos per President.

Nder te tjera eshte diskutuar edhe per mundesine e moskandidimit te Fatos Nanos per shkak te mosmbeshtetjes nga Edi Rama. Ne nje rast te tille, nese Edi Rama nuk e mbeshtet Fatos Nanon ne kandidimin per President, atehere u percaktua gatishmeria per fillimin e pergatitjeve per nje levizje te re politike perfaqesuese dhe gjitheperfshirese brenda PS, një levizje qe mund te filloje pergatitjet qe javen e ardhshme.

Një ditë më parë, ish kreu i PS, u takua me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, të cilit i ka shprehur qendrimin e qartë se nëse nuk merr mbështetjen e PS si kandidat për President, ai do të nisë një lëvizje politike në PS për të çmontuar, sipas tij, “parazitizmin korruptiv dhe dështues të Ramës si opozitar fals dhe për ribashkimin e së majtës me apo pa Metën”.

Kjo taktikë e papritur e liderit historik të së majtës e bën dhe më interesant takimin e nesërm në kryesinë e Kuvendit mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Në orën 20:30 sytë do jenë hedhur nga biseda mes liderve politikë që do të kenë në krah dy të përzgjedhur si negociatorë nga selitë përkatëse, Gramoz Rucin nga PS dhe Astrit Patozin nga PD me pikëpyetjen e madhe, a do e propozojë Rama Fatos Nanon për President? /botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button