Maradona emërohet president i Dinamo Brest

Ish-futbollisti legjendar argjentinas Diego Armando Maradona është emëruar për president të klubit futbollistik bjellorus Dinamo Brest, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e klubit thuhet se me Maradona-n (57) është nënshkruar kontratë në periudhë prej tre viteve, ndërsa argjentinasi do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin strategjik, interaksion të njësive strukturale dhe akademinë e klubit.

Maradona me punë do të duhet të fillojë pas Kampionatit Botëror në Rusi.

Në karrierën e tij të pasur, Maradona me fanellën e Argjentinës ka fituar Botërorin në vitin 1986 si dhe ka luajtur për klubet si Boca Juniors, Napoli, Barcelona dhe Sevilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button