Pas 20-vjetësh ‘Rambo 5’ rikthehet me seritë e reja

Sylvester Stallone dha një lajm të mirë për të gjtihë fansat e filmit fenomen të shumë viteve më parë, vetë aktori konfirmoi që John Rambo do të rikthehet në ekranin e madh vitin e ardhshëm.

Stallone nëpërmjet profilit të tij në Instagram, postoi një poster nga filmi që pritet të dalë së shpejti. Stallone e ka shkruar vetë skenarin e ri, në të cilin Rambo do të përballet me kartelet meksikane të drogës. “Deadline” ishte e para që raportoi për realizimin e filmit të ri, në të cilin Rambo do të përpiqet të gjejë vajzën e mikut të ngushtë, të marrë peng nga meksikanët.

Filmi i ri vjen plot 20 vite pas “Rambo III”, në 1988, ndërkohë që “Rambo: First Blood Part II” dhe “First Blood” kanë dalë në ekranin e madh më 1985-n dhe 1982-in respektivisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button