Eugent Bushpepa, thirrje fansave: Po përpiqet të vjedhë pará në emrin tim

I sapoardhur nga Eurovisioni, Gent Bushpepa është ndeshur me një ngajrje të pazakontë. Pak orë më parë, këngëtari, përmes një njoftimi në Facebook-un e tij, ka lajmëruar të gjithë fansat se dikush po kërkon donacione në emër të tij, shkruan Class.

Dikush, i cili pretendon se është Eugenti, po përpiqet të vjedhë lekë nga njerëzit. Nëse dikush ju kërkon para për çfarëdolloj donacioni, nuk është i vërtetë. Ju lutem raportojeni dhe na ndihmoni!” – shkruan genti në profilin e tij.

Lajmi është ndarë edhe nga fansat e tij dhe është bërë viral tashmë. Nuk dihet se kush dhe si po e përdorin emrin e Gentit, por edhe emri i tij pas pjesëmarrjes në Eurosong, me siguri ka ndikuar për ta përdorur edhe për “bamirësi”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP