Suedi, protestë kundër masakrave të Izraelit

Në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, është protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds si dhe masakrat e Izraelit ndaj palestinezëve në kufirin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra protestues të cilët u mblodhën në sheshin “Segel Torg” brohoritën slogane kundër Izraelit dhe dhanë mesazhe në mbështetje të palestinezëve të cilët morën pjesë në “Marshimin e Kthimit të Madh”.

Protestuesit, në mesin e të cilëve ishin edhe ambasadorja e Palestinës në Stockholm Hala Fariz, zëdhënësja mediale e shoqatës “Ship to Gaza”, Jeanette Escanilla, aktivisti suedez me prejardhje hebreje Dror Feiler dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, mbanin flamuj të Palestinës dhe shpalosën pankarta me mbishkrime “Palestinë nuk je vetëm”, “Kudsi është kryeqyteti i Palestinës”, “Liri për Palestinën”.

Gjatë fjalimit në protestë, kryetarja e Grupit Suedi-Palestinë, Anna Wester tha se sapo është kthyer nga Gaza. “Jemi mbledhur kundër okupimit dhe diskriminimit racist, pra Ditës së ‘Nakba’-s të quajtur si ‘Dita e zezë’. Në ditën e ‘Nakba’-s u pushtuan shtëpitë dhe tokat e 700 mijë palestinezëve. U shpall shteti i Izraelit”, tha ajo.

Duke rikujtuar se që nga ajo ditë e deri më tani miliona palestinezë jetojnë si refugjatë, Wester thotë: “Po vazhdon politika okupuese e Izraelit. Shkollat dhe shtëpitë po rrënohen, fushat e vjetra të ullinjve po shkatërrohen. Ndërsa Kudsi Lindor është pushtuar plotësisht. Me të vërtetë gjendja është shumë e rëndë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP