Premtim i parealizuar: Raportet e Revizionit Shtetëror nuk shqyrtohen nga trupat parlamentare

Premtimi i LSDM-së se raportet e Enti shtetëror për revizion do të shqyrtohen nga  trupat amë parlamentar, dhënë gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016, nuk është realizuar. 

LSDM këtë premtim ka planifikuar që ta realizojë përgjatë gjashtë muajve të partë të formimit të Qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit, dhe për këtë është edhe pjesë e programit “Plani për jetë në Maqedoni”, të titulluar: “Plani 180°  për reforma urgjente me prioritet në Qeverinën e re në 6 muajt e parë“, në kapitullin – Siguri në drejtësi dhe kontroll të qeverisë (faqe 233).

Shkaku për një pretim të këtillë të LSDM-së ishin analizat të cilat i ka bërë partia dhe sektori joqeveritar i cili ndjek punën e Entit Shtetëror për Revizion, në të cilat konstatohet se nuk ka një përgjigje të tillë nga ana e institucioneve për rekomandimet dhe treguesit të revizorëve për parregullsi në shpenzimin e parave të popullit.

Edhe pas 11 muajve të formimit të qeverisë, deputetët e LSDM-së si shumicë në Kuvend, nuk ka në propozuar as formimin e ndonjë komisioni të ri i cili do t’i shqyrtonte Raportet e Entit Shtetëror për revizion, as më pak, të kenë kërkuar që edhe këto raporte të shqyrtohen nga ana e komisioneve aktuale kuvendore. Informacione për propozime të tilla nuk ka në mediume, aq më pak, në komunikata të partis’ dhe informacione për aktivitetet në Kuvend.

Duke shikuar nëpër rendet ditore të komisioneve parlamentare dhe veçanërisht të Komisionit për Financa dhe buxhet i cili sipas problematikës që shqyrtohen mund të vlerësohet edhe si komision amë për rishqyrtimin e raporteve të Revizorit shtetëror, tregon se në periudhën e kaluar asnjë raport i Revizorit Shtetëror për institucione të caktuara dhe objekte nuk ka qenë në rend ditor për rishikim.

Raportet e revizionit si materiale për rishikimin e detyrimeve të komisioneve parlamentare dhe Kuvendit nuk janë as në rubrikën “Materiale” në internet faqen e Kuvendit. Në mesin e këtyre materialeve si i shqyrtuar në seancën e 20.06.2017 nga ana e Komisionit për financim dhe buxhet është përmendur vetëm “Raporti vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror për Revizion në vitin 2016”. Për këtë raport kanë deklaruar deputet edhe në seancën plenare në Kuvend.

Në këtë periudhë, megjithatë, Revizori Shtetëror ka kryer një numër të madh të revizioneve për të cilat janë përgatitur raporte, gjë që mund të shihet nëse vizitohet edhe internet faqja e Entit Shtetëror për Revizion.

Enti shtetëror për revizion, sipas planeve të veta për punë, në vit ka realizuar 50 deri në 60 revizione dhe jep propozime për tejkalimin e parregullsive.

Sipas asaj që shihet në rendet ditore të seancave të komisioneve parlamentare dhe të Kuvendit,  si edhe gjatë kontrollit në materialet të cilat janë përgatitur për shqyrtimin e Kuvendit dhe komisioneve, mund të përfundohet se raportet e Entit Shtetëror për Revizion akoma nuk shqyrtohen nga ana e trupit amë parlamentar, aq më pak nga ana e trupave punues të tjerë në Kuvend. Kjo tregon se, premtimi i LSDM-së, dhënë në programin “Plani për jetë në Maqedoni”, nuk është realizuar. 

BURIMI: Vërtetëmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button