Tusk kritikon Trumpin

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka kritikuar “këmbëngulësinë” e Shteteve të Bashkuara nën presidentin Donald Trump, që ka thënë se ka ia ka hequr “Evropës të gjitha iluzionet”, transmeton REL. 

Tusk i bëri këto komente sot në Sofje të Bullgarisë, para samitit të Bashkimit Evropian, ku vendimi i SHBA-së për të braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe kërcënimi për të vendosur tarifa të reja mbi aluminin dhe çelikun do të diskutohet.

“Përveç sfidave tradicionale politike, siç është rritja e Kinës apo qëndrimi agresiv i Rusisë, ne jemi dëshmitar të një fenomeni të ri: këmbngulësisë së administratës amerikane”, u shpreh Tusk.

“Duke shikuar vendimet e fundit të presidentit Trump, dikush mund edhe të mendoj: me shok të tillë, kujt i duhen armiq”, shtoi ai.

“Por, sinqerisht, Evropa duhet të jetë mirënjohëse ndaj presidentit Trump sepse falë atij, ne kemi hequr dorë nga të gjitha iluzionet”, ka thënë tutje Tusk.

Megjithatë, ish-kryeministri i Polonisë gjithashtu insistoi se “Evropa duhet të bëjë gjithçka për të mbrojtur marrëdhëniet transatlantike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button