Kanye West paralajmëron disa albume

Kanye West duket se është duke punuar në këngë të reja për albumet e tija të radhës.

Këngëtari i hitit “Bound 2: ka postuar një video në Twitter ku qëndron para dy tabelave të bardha me pesë tituj, për të cilët besohet të jenë emrat për albumet e reja, përfshirë ‘Ye’, ‘Kids’ dhe ‘Push’, transmeton KP.

Postimi i Kanye vjen disa orë pasi reperi 40-vjeçar pranoi se ka hequr dorë nga telefoni i tij për t’u siguruar që të mos pengohej derisa punon në muzikë.

Bashkëshortja e tij, Kim Kardashian më herët kishte deklaruar se reperi është duke punuar në pesë albume dhe se ishte shumë i zënë për të marrë pjesë në Met Gala.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP