Rama thotë se është kundër idesë së “Shqipërisë së Madhe”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendi i tij e ka për obligim t’i mbrojë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar, transmeton REL.

Duke folur për Euronews Rama ka thënë se shqiptarët në Ballkan kurrë nuk kanë qenë në pozitë më të mirë se sot.

“Në Kushtetutën tonë, ne kemi detyrimin për të mbrojtur shqiptarët jashtë vendit kudo, por në të njëjtën kohë mendoj se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të mirë se sot, kudo që jetojnë. Pra, në Kosovë, ata kanë shtetin e tyre tani. Në Maqedoni, ata janë pjesë e një revolucioni të vërtetë në drejtim të ndryshimit të qasjes ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj popullit shqiptar. Në jug të Serbisë, shpresoj se kushtet e tyre do të përmirësohen, duke u bazuar edhe në faktin se serbët në Kosovë trajtohen shumë më mirë”, ka thënë Edi Rama për Euronews, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Rama ka thënë se është kundër krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

“Unë gjithmonë kam thënë se kam një ëndërr që në të bashkohemi nën një qiell të Bashkimit Evropian dhe kurrë nuk kam ëndërruar për një ‘Shqipëri të Madhe’ sepse kam ëndrra të mëdha, për një ‘Evropë të Madhe’, me të gjithë shqiptarët brenda”, është shprehur kryeministri i Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP