Si ta vrisni varësinë nga sheqeri para se t’ju vrasë ajo juve

Derisa nuk është argëtuese të mungoni nga festimet ku shërbehen ushqime me sheqer, nuk është gjithashtu argëtuese të ballafaqoheni me kokëdhimbjen pas konsumimit të tepërt të sheqerit. Dhe për më tepër, sa më shumë sheqer që hani, aq më shumë keni dëshirë për të – mund të duhen disa ditë deri në disa javë që ta tejkaloni varësinë nga sheqeri i rafinuar, përcjell Koha.net. 

Jo vetëm kaq, por studimet kanë treguar se ngrënia e sasisë së tepërt të sheqerit të rafinuar mund ta përshpejtojë procesin e plakjes së trupit tuaj.

Nëse e dini se jeni nga ata që nuk mund t’u rezistoni tundimeve të ëmbla, lexoni në vijim për t’i mësuar strategjitë e miratuara nga nutritionistët, të cilat do t’ju mbajnë në rrugën e duhur.

Zgjidhni me mençuri: Nëse do të hani ëmbël, konsumoni ëmbëlsirat sezonale të cilat e dini se nuk mund t’i hani kur nuk janë festat. “Mund të hani çokollatë në çdo kohë të vitit”, thotë nutricionistja, dietistja, dhe zëdhënësja e Academy of Nutrition and Dietetics, Tamara Melton. Konsumoni ëmbëlsirë sezonale të cilën e dëshironi gjatë gjithë vitit, si një ëmbëlsirë nga kamioni i akulloreve në verë ose byreku me kungull në vjeshtë, transmeton Koha.net. Vetëm mos harroni se vetëm për shkak se këto ëmbëlsira janë në dispozicion vetëm për një kohë të kufizuar nuk do të thotë që duhet ta teproni. Praktikoni kontroll të racioneve duke e pasur një plan, këshillon Tamara.

Mendoni pozitivisht: Përgatiteni veten për sukses duke i thënë vetes se mund ta bëni këtë. “Fjalët janë të fuqishme”, thotë Kathie Dolgin, autorja e Sugar Savvy Solution: Kick Your Sugar Addiction for Life and Get Healthy. “Nëse mendoni se rezistenca ndaj sheqerit do të jetë e vështirë, ajo do të jetë e vështirë. Ndryshojeni atë autosugjestion negativ nëse do ta merrni kontrollin mbi dietën dhe shëndetin tuaj.

Të mos qenit të uritur është çelësi: Nuk doni ta konsumoni një tas të tërë me karamele? Përgatiteni veten për sukses duke e ngrënë një vakt të ekuilibruar ose mesushqim të lehtë çdo tre deri në katër orë, thotë Tamara. Simone Gloger, nutritioniste dhe dietiste e regjistruar në Dukan Diet, i rekomandon tri vakte të pasura me proteina dhe dy mesushqime të pasura me proteina çdo ditë për t’ju ndihmuar t’i rezistoni dëshirës për ushqime të ëmbla. “Unë zakonisht e paketoj drekën dhe mesushqimet e mia çdo ditë, ashtu që të mos dorëzohem para tundimeve që më rrethojnë gjithandej”, thotë Simone.

Dëshirat për ushqim të ëmbël mund të jenë diçka tjetër: Para se ta merrni filxhanin e gjalpit së kikirikut, mendoni për atë që ju duhet vërtet. “Njerëzit e ngatërrojnë etjen për uri apo dëshirën për ushqim”, thotë Kathie, përcjell Koha.net. “Kjo energji urie që ju dërgon në gjueti për ushqime shpesh është vetëm një shenjë e dehidrimit. Prandaj hidratohuni, dhe hidratohuni, dhe pini ujë, jo lëngje të frutave ose lëngje të gazuara”. Kathie rekomandon ujë “spa” – ujë të mbushur me frutat tuaja të preferuara – për t’i përmbushur dëshirat për sheqer në mënyrë natyrale. Nëse dëshironi ëmbëlsirë, zgjidhni një pjesë të vogël të çokollatës së zezë ose një jogurt të vogël, i cili vjen me përzierje të ëmbla si çokollata ose granola, këshillon Tamara.

Mos e mundoni veten shumë: E keni dhënë maksimumin por nuk keni mundur t’u rezistoni ëmbëlsirave festive? Mos e mundoni veten për këtë. “Faljani vetes dhe kthehuni në rrugën e duhur”, thotë Kathie. “Falja dhe të qenit të mirë ndaj të tjerëve (si edhe vetes) rrit vetëbesimin dhe mirënjohjen për atë që e keni (duke e luftuar kështu autosugjestionin negativ që mund t’ju shtyjë të hani ëmbël) dhe ju jep të njëjtën eufori endorfine si sheqeri”. Më pas, sigurohuni që vakti juaj i ardhshëm të jetë vetëm kur jeni të uritur, thotë Tamara. “Vendosni të hani më shëndetshëm në vaktin tuaj të ardhshëm, pastaj konsumoni më shumë ushqime të pasura me fibra, si frutat, perimet, drithërat integrale. Dhe sigurohuni që të përfshini edhe burime të lehta të proteinave, të cilat ndihmojnë për t’ju mbajtur të ngopur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button