Diamanti i kaltër shitet për 6.7 milionë dollarë

 Diamanti i kaltër i cili 300 vitet e fundit i ka kaluar në shtëpitë e fisnikëve evropian, është shitur për 6.7 milionë dollarë në ankandin e organizuar në qytetin Gjenevë të Zvicrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, diamanti i kaltër i nxjerrë në ankand nga Shtëpia e Ankandit Sotheby’s, ka qenë dhuratë e vajzës së Dukës së Parma-s, Elisabeth Farnese, e martuar me Mbretin e 5-të Felipe të Spanjës.

Diamanti i kaltër prej 6.1 karatësh gjatë 300 viteve ka qenë pronë e fisnikëve në Spanjë, Francë, Itali dhe Austri, është shitur për 6.7 milionë dollarë, ndërsa nuk është dhënë informacion në lidhje me blerësin.

Theksohet se diamanti është nxjerrë nga miniera Golconda e Indisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button