Policia e Stambollit sekuestron 80 kilogramë heroinë

Policia e Stambollit ka zbuluar dhe sekuestruar 80 kilogramë heroinë gjatë një aksioni për kapjen e trafikantëve me lëndë narkotike, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga policia bëjnë të ditur se në disa bastisje të harmonizuara në kohë, policia e Stambollit ka arrestuar gjashtë të dyshuar.

Siç bëjnë të ditur të njëjtat burime, në një aksion të ndarë në krahinën Balikeshir, policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit me akuzën për shitje të drogës.

Paralelisht me këtë, është kryer një aksion policor edhe në krahinën Denizli, ku pjesëtarët e rendit kanë kryer operacion kundër trafikantëve me cigare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP