Tusk: Perspektiva evropiane mbetet zgjidhja gjeostrategjike e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Këshillit Evropian, Donal Tusk, ka folur një ditë para takimit që pritet të ndodh më 17 Maj në Sofje. Thotë se nesër do të takojë partnerët e Ballkanit Perëndimor për herë të parë në pesëmbëdhjetë vjet.

“Do të jetë një mundësi për të dyja palët që të riafirmojnë se perspektiva evropiane mbetet zgjidhja gjeostrategjike e Ballkanit Perëndimor. Përtej perspektivës afatgjate, ne duam të tregojmë se kujdesemi për zhvillimin socio-ekonomik në rajon këtu dhe tani”, ka shtuar ai.

Sipas Tusk, investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimor është në interesin më të mirë të BE-së, për të cilin tha se do të jetë objektivi i samitit.

“Unë shpresoj që t’i sjellim miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor më afër BE-së”, është shprehur Tusk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button