Lista e Anglisë për Botërorin “Rusi 2018”, nuk ftohet Joe Hart

Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë në futboll, Gareth Southgate, ka shpallur listën përfundimtare me 23 futbollistët të cilët do të luajnë në Kampionatin Botëror i cili këtë verë mbahet në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Surpriza më e madhe është përfshirja e mbrojtësit 19 vjeçar të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, për të cilin ky do të jetë debutimi në kombëtare.

Ajo që paraqet një të papritur për mediat në ishull, është lënia jashtë liste, e portierit Joe Hart dhe mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Anglia e fillon fushatën e Botërorit më 18 qershor, në përballje me Tunizinë, ndërsa në grup ka edhe Panamanë dhe Belgjikën.

Përzgjedhësi Southgate ka edhe pesë lojtarë rezervë, nëse ndodhë diçka e papritur me të përzgjedhurit e tij.

“Besoj se është një skuadër e cila na bën të entuziazmuar”, tha Southgate për mediat britanike, për të shtuar se skuadra është një kombinim i rinisë dhe eksperiencës.

Portierë: Jack Butland (Stoke), Jordan Pickford (Everton), Nick Pope (Burnley)

Mbrojtja: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Gary Cahill (Chelsea), Kyle Walker, John Stones (Manchester City), Harry Maguire (Leicester), Kieran Trippier, Danny Rose (Tottenham Hotspur), Phil Jones, Ashley Young (Manchester United).

Mesfusha: Eric Dier, Dele Alli (Tottenham Hotspur), Jesse Lingard (Manchester United), Jordan Henderson (Liverpool), Fabian Delph (Manchester City), Ruben Loftus-Cheek (Chelsea)

Sulmi: Jamie Vardy (Leicester), Marcus Rashford (Manchester United), Raheem Sterling (Manchester City), Danny Welbeck (Arsenal) Harry Kane (Tottenham)

Në pritje për të luajtur: Tom Heaton, James Tarkowski (Burnley), Lewis Cook (Bournemouth), Jake Livermore (West Bromwich) dhe Adam Lallana (Liverpool).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button