Dimitrov: Do të ishte tragjedi nëse nuk na lejohet fillim të negociatave për anëtarësim në BE

“Do të ishte mrekulli nëse arrijmë ta zgjidhim çështjen e emrit me Greqinë,  mrekullitë janë të mundshme. Ndërsa sot të gjithë kemi nevojë për mrekulli”, tha shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov në Samitin në Sofje para takimit të nesërm mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryeministrit grek, Aleksis Cipras, transmeton Dojçe Vele, përcjell Portalb.mk.

Sipas tij, pas raportit pozitiv të Komisionit Evropian, Maqedonia me të drejtë pret edhe marrje të datës për fillim të negociatave.

“Do të ishte tragjedi nëse Maqedonisë nuk i lejohet t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE”, tha Dimitrov.

Ai tha se Maqedonia meriton mirënjohje sepse po ndryshon.

Ndryshe, Dimitrov sot mori pjesë në një nga panelet në Sofje, së bashku me kryeministrin e Bullgarisë dhe Kroacisë, Bojko Borisov dhe Andej Plenkoviq, në panel ishte edhe ministra e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP