Guardiola, trajneri më i mirë i sezonit

Trajneri spanjoll i Manchester City-t, Pep Guardiola u zgjodh trajneri më i mirë për sezonin 2017-2018 në Premier Ligën Angleze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga faqja e internetit të klubit thuhet se trajneri 47 vjeçar me të cilin ekipi i City-t arriti në titullin e 5-të kampionit, pas votimit u zgjodh trajneri më i mirë në Premie Ligë për këtë sezon.

Manchester City gjatë këtij sezoni me 100 pikë të fituara u bë kampion i Premier Ligës. Klubi në krye me Guardiola-n arriti të thyejë rekorde të shumta, në mesin e të cilëve edhe rekordi i pikëve të fituara, rekordi i fitoreve, golave dhe diferenca më e madhe e pikëve me klubin që zuri vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP