Komuna e Çairit dhe NP Higjiena Komunale me aksion për mbledhjen e mbeturinave të rënda

Komuna e Çairit dhe NP Higjiena Komunale filluan aksionin për mbledhjen e mbeturinave të rënda. Aksioni, siç thuhet në njoftim, do të zgjasë deri të dielën, transmeton Portalb.mk.

“Komuna Çair njofton qytetarët se deri ditën e dielë (20.05.2018) në orët e mbrëmjes, NP Higjiena Komunale do të bëjë mbledhjen dhe largimin e mbeturinave të rënda (aparateve të vjetra nga teknika e bardhë, televizorë, mobilje të vjetra, kauçuk etj)”, thuhet në njoftim.

“Luten qytetarët që mbeturinat e rënda që i kanë destinuar për t’i hudhur, t’i vendosin pas shportave për mbeturina në lagjet e tyre në mënyrë që mbeturinat e rënda të mos pengojnë lëvizjen e veturave dhe këmbësorëve që të mundet shpejt dhe në mënyrë efikase të njejtat të menjanohen nga ana e ekipeve operative”, thuhet në njoftim për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button