Boshnjakovski: Takimi Zaev-Cipras është hap përpara drejt zgjidhjes përfundimtare të emrit

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski sot tha se pritjet e qeverisë dhe mundësitë që të mbyllet çështja rreth emrit të Maqedonisë nga takimin i nesërm mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në margjinat e Samitit të BE- Ballkanit Perëndimor në Sofje, janë hap përpara drejt zgjidhjes përfundimtare të emrit, transmeton Portalb.mk.

“Për takimin e nesërm mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, kryeministri Zaev mbrëmë tha se është shumë herët të pritet diçka, por mendoj se ky takim do të jetë një hap përpara drejt zgjidhjes përfundimtare”, tha Boshnjakovski në konferencë për media.

Në pyetjen gazetareske, zëdhënësi i Qeverisë i mohoi informatat e publikuara në mediat gjermane se në takimin mes Zaev dhe Cipras do të merr pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Kancelarja Merkel me kryeministrin Zaev do të ketë takim tjetër, gjegjësisht takim bilateral. Gjithashtu Zaev do të takohet edhe me kryetarin e Francës Emanuel Macron, por takimi Zaev-Cipras do të jetë vetëm mes tyre”, tha Boshnjakovski.

Ai konfirmoi se takimi i nesërm mes Zaevit dhe Ciprasit është caktuar në orën 10 e 30 sipas kohës së Bullgarisë.

Ky do të jetë takimi i dytë tet-a-tet mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë.

Tentimi i radhës për zgjidhjen e çështjes së emrit, Zaev-Cipras takohen në Sofje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button