Trump-Kim Jong-un, në pikëpyetje takimi i 12 qershorit

Koreja e Veriut thotë se mund të tërhiqet nga takimi me presidentin amerikan, Donald Trump nëse SHBA në mënyrë të njëanshme insiston që ajo të heqë dorë nga armët bërthamore.

Takimi i paralajmëruar mes Trump dhe liderit koreano verior Kim Jong-un, pritet të mbahet më 12 qershor. Por në një deklaratë të ashpër, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, akuzoi SHBA se po bën deklarata të padrejta dhe se po fsheh qëllimet e vërteta. Ai drejtoi gishtin nga këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, transmeton TCH.

“Ne kemi hedhur dritë mbi Bolton edhe në të shkuarën dhe nuk i fshehim ndjenjat tona të pakënaqësisë me të”, tha Kim Kye Gwan. Marrëveshja për një takim mes Kim Jong-un dhe Donald Trump erdhi pasi Koreja e Veriut tha se ishte e angazhuar të denuklearizonte gadishullin korean.

Se çfarë do të thoshte kjo ekzaktësisht, mbetet e paqartë, por Koreja e Veriut ftoi mediat e huaja të ndiqnin ceremoninë e nxjerrjes jashtë funksioni të sajtit të saj kryesor bërthamor, më vonë këtë muaj. Sidoqoftë, deklaratat e fundit kanë shembur bazat për një marrëveshje bërthamore në të ardhmen dhe kanë veshur gjithçka me hije dyshimi.

Zëvendësministri i Jashtëm i Penianit dihet se është i respektuar nga lidershipi koreano verior dhe ka marrë pjesë në negociatat me SHBA edhe më herët. Dhe ka shumë pak shanse që komentet e tij të mos kenë edhe mbështetjen personale të Kim Jong-un. John Bolton, që njihet si konservator, gjatë fundjavës sugjeroi që Koreja e Veriut mund të ndiqte modelin libian të çarmatimit bërthamor, një model që shumë analistë thonë se mund të ketë alarmuar Veriun, duke marrë parasysh fatin e lidershipit libian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP