Juventusi arrin akordin me zëvendësuesin e Buffon

Duke pritur zyrtarizimin e lamtumirës së Buffon, Juventusi është duke punuar intensivisht për të gjetur pasuesin e portierit legjendar.

Vitet e kaluar një ndër kandidatët potencial ishte portieri i Milanit dhe tashmë edhe i kombëtares Italiane, Donnarumma, por tashmë Juventusi po punon dhe duket se ka arritur edhe një akord me një tjetër portier, transmeton TCH.

Fjala është për portierin e Genoa-s Mattia Perin. Allegri është i bindur tashmë se për të pasur një ecuri pozitive në kampionat dhe njëkohësisht edhe në Europë është e nevojshme që të ketë në dispozicion dy portierë kryesorë.

Mediat italiane shkruajnë se tashmë është arritur akordi me Perin, i cili do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon. Ndërkohë marrëveshja me presidentin e Genoas është ende në diskutime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP