MPJ-ja e Maqedonisë thyen heshtjen: shprehim pakënaqësi për deklaratën e Karas!

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, pas më shumë se një javë, është deklaruar për skandalin e ambasadores së Turqisë në Maqedoni, Tulin Erkal Kara, ku shkollën private “Kolegji Jahja Kemal” e quajti organizatë terroriste, e kurse nxënësit si “potencial terroristë”. Në takimin e realizuar me përfaqësuesit e Ambasadës së Turqisë, të udhëhequr nga shefi i misionit, Murat Sumer, nga MPJ-ja njoftuan se “është shprehur pakënaqësia për deklaratën e Karas”, njofton Portalb.mk.

“Nga përfaqësuesit e Ambasadës së Turqisë në Maqedoni është shprehur keqardhje për deklaratën e ambasadores Kara, të dhënë në kontekst të hapjes së shkollës në Tetovë, që ka nxitur reagime, që nuk janë në kuadër të porosisë bazike që ka dashur të përcjellë, për paralajmërim të aktivitete të organizatës FETO në Maqedoni dhe rajon”, thanë nga MPJ-ja.

Përndryshe, Portalb.mk dërgoi letër me disa pyetje deri tek Ambasada e Turqisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Maqedonisë, por nga asnjëra nuk arriti të marrë përgjigje. Ndërkaq, përgjegjësi për komunikim me publikun i Shkollës Private “Kolegji Jahja Kemal”, Surija Tauk reagoi duke thënë se: “Nëse ambasadorja ka dëshmi, le t’i dorëzojë në institucionet relevante, kurse gjykata le të vërtetojë kush është terrorist”. E ndërkaq, prindërit, fëmijët e të cilëve mësojnë në SHP “Kolegjin Jahja Kemal”, u shprehën të revoltuar dhe thanë se me deklaratën “u baltosën” fëmijët e tyre dhe u quajtën “terroristë potencial”.

Të gjitha këto vijnë, pasi që më 7 maj, ambasadorja e Turqisë në Maqedoni, Tülin Erkal Kara gjatë promovimit të Fondacionit “Maarif” deklaroi:

“Të bëj një apel deri te ju dhe opinioni, ejani, të gjithë së bashku, fëmijët tanë t’i regjistrojmë në shkollën, Fondacionin “Maarif”, derisa ne si prindër nuk dëshirojmë që fëmijët në të ardhmen të jenë terroristë, duhet ata ti drejtojmë në shkollën “Maarif”, sepse institucionet “Jahja Kemal” në asnjë rast nuk na përfaqësojnë neve. Ejani që të luftojmë kundër kësaj organizate terroriste, në mënyrë thelbësore, dhe ajo të mos mbetet në nivel deklarativ”, ka thënë Kara.

Prindërit të revoltuar nga deklarata e ambasadores Kara, por ja çfarë thonë nga Qeveria dhe MASH

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL