Fancy Bears dyshohet të ketë sulmuar njësinë suedeze kundër dopingut

Organizata suedeze e sportit ka thënë të martën se kompjuterët e saj janë sulmuar nga grupi rus, Fancy Bears, duke fituar qasje dhe publikuar të dhëna të testimeve që organizata u ka bërë altetëve për doping, transmeton REL.

Një mori sportesh kanë qenë cak i sulmeve në vitet e fundit.

Rusisë i është ndaluar gara si ekip kombëtar në Lojërat Olimpike në Pjongçang për shkak të abuzimeve sistematike lidhur me doping.

“Informacioni ka qenë kryesisht biseda të emaileve, mirëpo materiali dhe testimet kundër dopingut janë bërë publike”, ka thënë përmes një deklarate Konfederata Suedeze e Sportit.

Aty po ashtu është thënë se sulmi është kryer nga Fancy Bears, të cilën qeveritë perëndimore dhe ekspertët e sigurisë e kanë lidhur me një agjenci ruse të spiunimit të fajësuar për operacionet kibernetike që kanë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Konfederata ka thënë se sulmi ka pasur qëllim diskreditimin e aktiviteteve kundër dopingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP