Niveli i abuzimit, Facebook publikon të dhëna tronditëse

Ndërtoi një kompani me më shumë se dy miliardë përdorues, por Mark Zuckerbergut tani po i kërkohet me forcë që të kontrollojë elementët më të këqinj të këtij komuniteti, transmeton Top Channel. 

Për herë të parë dhe nën presionin e qeverive të ndryshme në botë, Facebook po publikon të dhënat e tij të brendshme, për të treguar nivelin e abuzimit në rrjetin e tij.

Në 3 muajt e parë të vitit 2018, përmbatjet e dhunshme që u eliminuan nga Facebook u rritën me thuajse 200%, në krahasim me fundin e vitit 2017. Bëhet fjalë për 3.4 milionë postime të dhunshme në 3 muajt e parë të vitit. 86% e kësaj përmbajtjeje të dhunshme u diktua nga sistemet automatike të Facebook.

Po këto sisteme zbuluan dhe ndaluan 21 milionë postime me përmbajtje seksuale, 837 milionë postime të gjeneruara nga programe, ose siç njihen ndryshe “spam”, dhe 1.9 milionë postime me propagandë terroriste.

Këto miliona postime u hoqën nga Facebook para se përdoruesit e rrjetit social t’i shihnin. Ekspertët thonë se sistemet automatike do ta ndihmojnë Facebook, që të zgjidhë disa nga problemet kryesore, por kufizimet e teknologjisë janë të dukshme.

Për sa u takon postimeve që nxisin urrejtje, sistemet automatike diktuan vetëm 38% të tyre. Shumica e tyre u diktuan dhe u raportuan nga përdoruesit. Në fakt, sistemi i Facebook stërmundohet shumë për të diktuar postimet që nxisin urrejtje, saqë vet kompania pranoi se as që e ka idenë sa postime të tilla ka në rrjetin e saj.

Kjo ndodh sepse, ajo çfarë përbën nxitje urrjetjeje ndryshon dramatikisht në kontekste të ndryshme. Facebook nuk tregoi sa herë ka marrë vendime të gabuara në elimimin e postimeve, por është e qartë se është ende larg zgjidhjes së problemit. Vet të dhënat e Facebook tregojnë se kompania gjen vetëm një pjesë të vogël të abuzimit në rrjetin e saj. Askush, as vet Facebook, nuk e di sa i madh është ky problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button