Gashi: Këto janë arsyet pse vendosëm të jemi pjesë e Qeverisë së Maqedonisë

Lëvizja Besa fraksioni me kryetar Afrim Gashin, sonte në mbledhjen e Kryesisë Qendrore dhe Kuvendit Qendror ka vendosur që kjo parti të jetë pjesë e shumicës qeveritare dhe e pushtetit ekzekutiv, përcjell Portalb.mk.

“Ndonëse edhe deri më tash deputetët e Lëvizjes BESA e kanë mbështetur shumicën dhe qeverinë në agjendën reformuese, ne iu përgjigjëm kërkesës së Kryeministrit që të bëhemi edhe pjesë e pushtetit ekzekutiv. Me këtë rast dëshirojmë t’i theksojmë disa nga arsyet e rëndësishme që BESA t’i bashkohet qeverisë. Agjenda reformuese, procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit, hapja e negociatave për integrim në BE dhe, veçmas, kohezioni i nevojshëm për anëtarësim në NATO, që sot mund të konsiderohet akti më i rëndësishëm historik për vendin, por edhe për shqiptarët, janë detyrime që na bëjnë koshientë për rëndësinë e momentit dhe anës në të cilën ne duhet të jemi të rreshtuar sot. E ne jemi për anëtarësim në NATO dhe për integrim në BE”, deklaroi në konferencën për media kryetari I partisë Arim Gashi.

Gashi mes të tjerash njoftoi se do të udhëheqin me resorin e kulturës, duke mos dhënë detaje për emrin e ministrit.

“Neve na është besuar të udhëheqim me resorin e kulturës dhe kjo për neve është nder dhe mirënjohje, sepse një vend që viteve të fundit u betonizua ka nevojë për t’u çliruar dhe për të reflektuar vlera të njëmendta kulturore e shpirtërore, që – për fat të keq – deri tash ose janë mbuluar ose janë harruar”, deklaroi Gashi.

Megjithatë, duhet të ritheksojmë se pjesëmarrja jonë në këtë qeveri është më shumë strategjike se procentuale, ndërsa ne jemi të bindur se Besa ka kapacitet të mjaftueshëm intelektual dhe menaxhues që të dëshmojë se ka ide, vizion dhe projekte që mund të ndihmojnë në avancimin e jetës kulturore në vend, ka përfunduar Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP