Top Awards, Unikkatil ruan kreun!

Kjo është java e dytë që Unikkatil është sërish kryesuesi i klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, transmeton Top Channel.

Falë mbështetjes së madhe të publikut, projekti muzikor i reperit, “Ni Milion Rrugë” nuk ka lëshuar as këtë javë kreun.

Rreth dy javë më parë, artisti ka dhënë një koncert në Zvicër, ku ka përjetuar një emocion të veçantë me shqipet e atij shteti.

Rikthimi në muzikë i Unikkatil pas një pauze muzikore ka lumturuar pafund fansat e reperit, të cilët jo vetëm dëgjojnë por dhe votojnë këngën e artistit, duke premtuar se kreu do i takojë Unikkatil për një kohë të gjatë.

Sa i përket hyrjeve të reja këtë javë, ato kanë qenë rreth 7 projekte muzikore, duke treguar kështu që artistët shqiptarë po publikojnë këngët e tyre për sezonin e nxehtë të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP