Tiramisu me dredhëza: Deserti më i mirë freskues i cili përgatitet shpejt!

Kombinimi krematoz i biskotave dhe pemëve askënd nuk do ta lërë indiferent.

Përbërësit:

– 400 g dredhëza të prera,
– 100 ml lëng portokalli apo molle,
– 30 g sheqer pluhur,
– 450 g biskota (gurabija të ëmbla),
– 10 g djathë mascarpone,
– 100 g krem.

Përgatitja:

Përzieni në blender 150 g dredhëza, lëngun e portokallit dhe të mollëve dhe 2 lugë sheqer pluhur derisa të bëhet përbërja e lëmuar. Ndani dy lugë të asaj përbërjeje.

Biskotat vendosni në një pjatë të madhe dhe qitni pjesën e mbetur të përbërjes.

Djathin mascarpone dhe sheqerin e mbetur pluhur bashkoni në një tepsi të madhe.

Përzieni kremin e tundur. Vendosni një radhë biskota, një radhë krem nga mascarpone dhe një radhë dredhëza.

 Në maje qitni pjesën e ndarë të përbërjes.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP