Bekteshi: Vetëm me sistem metrologjik të zhvilluar do të kemi tregti të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorit

Në organizim të Byrosë së Metrologjisë në Republikën e Maqedonisë sot u shënua Dita Botërore e Metrologjisë – 20 maj. Kjo datë e pranuar ndërkombëtarisht shërben si përkujtimpër miratimin e Konventës Metrike në vitin  1875 nga një numër i madh vendesh, me të cilën u krijua kornizë për bashkëpunimin global në fushën e metrologjisë dhe iu përgjigjëm nevojës për unifikiminbotëror të matjeve që zbatohen çdo ditë në industri, tregti dhe shoqëri, në përgjithësi.

“Një nga projektet më të sukseshme strategjike të Bashkimit Evropian është formimi i Tregut të Përbashkët, ndërsa lëvizja e lirë e mallrave është një nga shtyllat e këtij tregu. Realizimi i plotë i këtij segmenti do të thotë që të gjitha barrierat teknike janë tejkaluar.Kjo infrastruktura e cilësisë jep kontribut thelbësor në kapërcimin e këtyre pengesave teknike,që na shpien drejt tregtisë së ndershme dhe përkujdesje ndaj konsumatorit. Por tregtia e ndershme dhe mbrojtja e konsumatorit nuk janë të mundshme pa një sistem metrologjik të zhvilluar. Për këtë arsye, Byroja e Metrologjisë ka rol kyç në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të metrologjisë në vend – si në procesin e miratimit dhe harmonizimit të legjislacionit teknik kombëtar me atë të Bashkimit Evropian dhe në zbatimin e tij, tha me këtë rast ministri Kreshnik Bekteshi.

Byroja e Metrologjisë, si bartëse e infrastrukturës nacionale të metrologjisë, është element kyç në ndërtimin e infrastrukturës cilësore të vendit dhe është nj&eu ml; nga mbështetësit më të rëndësishëm të progresit shkencor dhe teknik dhe ka më shumë përvojë në matjen dhe sigurimin dhe ndjekjen e  matjeve.

Drejtoresha e Byrosë së Metrologjisë  Merita Mustafai në fjalën e saj tha se: “Pa marrë parasysh se për cilën zonë matëse bëhet fjalë – të tregtisë, analizat, testet, kalibrimit, kontrolli i cilësisë së proceseve teknologjike, – besimi në rezultatet e arritura ka rëndësi të madhe . Misioni dhe vizioni ynë kanë për qëllim ndërtimin e një institucioni prestigjioz metrologjik  e  njohur në Evropë dhe më gjerë, e cila do të mbështesë integrimin ndërkombëtar të vendit tonë dhe industrinë tonë në drejtim të konkurrencës ndërkombëtare të saj”.

Tema vjetore e Ditës Botërore të Metrologjisë është evolucioni i vazhdueshëm i Sistemit Ndërkombëtar të Njësive. Në nëntor të këtij viti, Konferenca e Përgjithshme mbi Peshat dhe Masat pritet të dakordohet si një nga ndryshimet më të rëndësishme në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive. Ky ndryshim historik për të përdorur ligjet e natyrës në definicione sipas ekspertëve, do të eliminojë lidhjen përfundimtare mes sistemit të njësive dhe përkufizimeve bazuar në objektet fizike, që do të thotë se do të ndryshohet mënyra e definimit të njësive të veçanta të matjes dhe do të bazohet tërësisht në konstantet e natyrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button