Konfirmohet miqësorja Shqipëri-Kosovë. FSHF zbulon vendin, datën dhe orën

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar zhvillimin e miqësores Shqipëri-Kosovë, ndeshje që do të luhet në Zyrih të Zvicrës.

Takimi do të organizohet në 29 maj, në orën 20:00, transmeton TCH.

Ndërkohë, më 3 qershor kuqezinjtë do të luajnë një tjetër miqësore, kësaj radhe kundër Ukrainës.

Shqipëria do të debutojë në vjeshtën e këtij viti në aktivitetin më të ri të UEFA-s, të quajtur Liga e Kombeve.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë në shtëpi, përballë një kudërshtari problematik, më tepër sesa në aspektin sportiv, në atë organizativ, si Izraeli. Kjo ndeshje do të jetë e para për eliminatoret tona, ajo do të zhvillohet më 7 shtator të këtij viti dhe do të luhet sërish në “Elbasan Arena”.

Ndeshja tjetër, ajo mes Shqipërisë dhe Skocisë, që është skuadra tjetër në grup në Ligën e Kombeve, do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 17 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP