Të hënën sillet aktvendimi për rastin “Ryshfet”, Zaev: Do ta respektoj si do që të jetë

Mbrojtja e kryeministrit Zoran Zaev në fjalët përfundimtare të rastit “Ryshfet” kërkoi që të bien dëshmitë e masave të veçanta hetuese kundër tij sepse Prokuroria për Krim të Organizuar e ka ndërruar aktakuzën. Gjykatësi Darko Todorovski këtë seancë e vazhdoi vetë, pa gjykatësen Dobrilla Kacarska, sepse lënda nga aktakuza është ndërruar në propozim akuzë. Aktvendimi do të shpallet të hënën në orën 12, transmeton Portalb.mk.

“Do ta respektoj çdo vendim gjyqësor, si do që të jetë”, tha Zaev.

Masat e veçanta hetuese janë video-incizimet që janë parë në seancën pas dyerve të mbyllura, ishin dëshmi e mjaftuar në akuzën e parë (fillestare) ku Zaev ishte i akuzuar se ka marrë ryshfet prej 164 mijë euro. Sipas asaj aktakuze dënimi më i ulur i parashikuar është 5 vjet.

Avokati Filip Medarski i kontestoi dëshmitë e Nikollov i cili pranoi se ka qenë provokator-agjent. Ai tha se Nikollov ai nuk ka mundur që të jetë dëshmitarë. Medarski tha se nuk ka as pranim të ryshfetit, e as përpjekje për pranim të dhuratës. Ai kërkoi që për Zaevin të sillet aktvendim lehtësues.

Prokurorja vendosi që Zaev të ndiqet për kërkesë për ryshfet, e jo për pranim të ryshfetit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP