Ivanov ua uron besimtarëve musliman fillimin e Muajit të Ramazanit

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, ka dërguar telegram urimi deri te kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, haxhi Sulejman efendi Rexhepi, deri te anëtarët e Rijasetit dhe deri te të gjithë pjesëtarët e komunitetit musliman në Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Më lejoni që juve personalisht dhe anëtarëve të Riasetit, myftinive, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të komunitetit musliman në Republikën e Maqedonisë, t’u uroj për fillimin e Muajit të Ramazanit. Në islam, Ramazani është muaj i shenjtë, ai është muaj i lutjeve, të mirës, faljes, bamirësisë dhe dashurisë. Ditët e agjërimit janë mundësi që çdo besimtar ta hapë zemrën e tij ndaj bujarisë dhe humanitetit, duke u ndihmuar të varfërve dhe të dobëtëve, dhe duke u lutur për falje të mëkateve të tyre”, thuhet në telegramin e urimit të Ivanovit.

Ivanov, të gjithë besimtarëve musliman u dëshiron agjërim të lehtë, si dhe paqe, mirëqenie, dashuri dhe falje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button