Nëna e Karlës i shiti tri vajzat e saj në Bosnje!

Rasti i 19 vjeçares Karla (Betina) Siger, e lindur në Gjermani, të cilën serbët Milenko dhe Slavojka Marinkovic e mbajtën në robëri nëntëvjeçare në fshatin Karavlas të Bosnjës dhe Hercegovinës, po fiton vëmendjen gjithnjë më të madhe të mediave. Krahas publikimit të lajmit, çdo herë e më shumë po zbulohen detajet e frikshme e të tmerrshme të jetës së saj.

Gjermanja Kristini Siger, nëna e Karlës, ka nëntë fëmijë. Klara, që ajo thotë se quhet Betina, është vajza më e vogël e saj. Shumica e vajzave të saj, sipas familjarëve, kanë përfunduar në shtetet tjera, tri prej tyre në Bosnje Hercegovinë.

Nëna Kristina i kishte shitur vajzat e veta tek njerëzit e panjohur, që ata të mund të fitonin lejen e qëndrimit në gjermani dhe më pas edhe shtetësinë. Sipas familjarëve, për njërën nga vajzat, Anet (35), të cilën e ëma e kishte detyruar të martohej me një shtetas nga Bosnja, prej vitesh nuk dihet se ku është.

Kur e kishin pyetur familjarët se ku është Anet, Kristina u kishte thënë se ka vdekur.

Një javë pasi është publikuar lajmi i jetës së Karlës në robëri të plotë, të cilën dëshmitarët thonë se e kanë rrahur, e kanë detyruar të bëjë punët e kafshëve, të ha ushqim të kafshëve e madje të bëjë seks me to, është lajmëruar edhe i vëllai i saj, djali i kristinës, Hans.

Hans ka deklaruar për media se nëna e tij e kishte shitur Karlën te bashkëshortët Marinkovic. Madje sipas tij, Kristina e kishte dërguar vet Karlën në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Derisa Kristina ishte atje, ua kishte ofruar familjes Marinkovic edhe dy vajza të tjera dhe kështua ata kishin fituar të drejtën e punësimit në Gjermani”, ka thënë Hans. Ai po ashtu ka thënë se nëna e tyre ka qenë shpesh e droguar nga alkooli, dhe se i ka keqtrajtuar fëmijët e saj.

“Edhe unë isha i keqtrajtuar me vite të tëra. Ajo nuk di çfarë është dashuria për fëmijët. Kur isha 4 vjeç, mua dhe vëllanë tim na kanë dërguar në qendër sociale, dhe pastaj na kanë marri gjyshi dhe gjyshja. Na ka shtyrë të vjedhim alkool nëpër shitore, na ka rrahur me çfarëdo që ka pasur në dorë, çdo ditë”.

Hans ka thënë se nëna e tyre e ka njohur Milenko Marinkovic-in në Gjermani në vitin 1999, dhe se sipas tij, ishin bërë “kolegë” të alkoolit. Ai ka thënë se nëna e tyre e ka ditur de Milenko ka shumë vllezër. “Dhe për të pasur të drejtën që ndonjëri prej tyre të vije në Gjermani, nëna jonë ua ka ofruar atyre tri motrat e mija për martesë. Fatkeqësisht ato janë rrahur e maltretuar nga burrat e tyre dhe për këtë nëna ka qenë në dijeni prej fillimit”, ka thënë Hans, raporton Blic.

Ai ka thënë se Kristina në vitin 2003 ka shkuar në fshatin Karavlasi të Bosnjës për tu martuar me Milenkon, dhe nuk i ka penguar që ai ka pasur një grua. Madje, sipas tij, kur kishte komunikuar ndonjëherë në telefon, e ëma vazhdimisht i kishte thënë se e kanë mirë në Bosnje.

Lajme të ngjashme

Back to top button