Shkalla e papunësisë në Turqi bie në 10,6 për qind

 Shkalla e papunësisë në Turqi ka rënë në 10.6 për qind në muajin shkurt, dy pikë më ulët në baza vjetore, njoftoi instituti statistikor i vendit, TurkStat, transmeton Anadolu Agency (AA).

TurkStat theksoi se numri i të papunëve të moshës mbi 15 vjeç, i cili ishte 3.35 milionë shkurtin e kaluar, është zvogëluar për 546.000 krahasuar me vitin e kaluar.

“Në të njëjtën periudhë, norma e papunësisë jo-bujqësore është regjistruar me 12.5 për qind, me një rënie prej 2.3 pikësh”, tha TurkStat.

“Ndërsa shkalla e papunësisë së të rinjve, përfshirë personat e moshës 15-24 vjeç, ishte 19 për qind me rënie prej 4,3 pikësh, shkalla e papunësisë për personat e moshës 15-64 vjeç ishte 10.5 për qind, me një rënie prej 2 pikësh”, njoftoi më tej TurkStat.

Numri i të punësuarve është rritur për rreth 1.2 milionë, për të arritur në afro 28.2 milionë për të njëjtën periudhë, duke e çuar shkallën e punësimit në 46.6 për qind, me një rritje vjetore prej 1.3 pikësh, shtoi instituti statistikor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP