Ivanov e ka shkarkuar Racajn nga z/shef i Shtatmadhorisë, në vend të tij vjen Nuredini

Komandanti suprem i Armatës së Maqedonisë, presidenti Gjorge Ivanov e ka shkarkuar zv/shefin e Shtatmadhorisë (SHA), gjeneral brigade, Muhamet Racaj, mëson Portalb.mk.

Informatën e konfirmojnë edhe nga Kabineti i Presidentit, të cilët thonë se me dekret të publikuar në Gazetën Zyrtare, Racaj është shkarkuar nga  posti.

“Po, është e vërtetë informata dhe dekreti është publikuar në Gazetën Zyrtare. Racaj është shkarkuar dhe në vend të tij është vendosur Azim Nuredini”, konfirmojnë nga Kabineti për Portalb.mk.

Ndryshe, Racaj në postin e zëvendësit të eprorit të Shtatmadhorisë-së ka ardhur më 18 gusht të vitit 2015-të.

Gjeneral brigade Nuredini, që do të vijë në vend të Racajt, paraprakisht ka qenë shef i Shtabit të Komandës së Operacioneve të Përbashkëta.

Azim Nuredini
Azim Nuredini

Me prejardhje është nga Manastiri, ndërkaq shkollimin e lartë ushtarak e ka kryer në Beograd të Serbisë. Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore e ka kryer në Shkup dhe Beograd, ndërkaq Shkollën e Lartë për Mbrojtje Nacionale e ka kryer në Turqi.

Titullin gjeneral brigade e ka marrë në vitin 2015, ndërkaq ka marrë medalje ISAF për pjesëmarrje në një mision paqeruajtës.

E njeh gjuhën turke, serbe dhe angleze. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button