“Emri”, Dimitrov: ndodhemi në një fazë shumë të ndjeshme

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimtrov nga Haga për gazetën greke “Ta Nea” ka deklaruar se ndodhemi në një fazë shumë të ndjeshme për çështjen e emrit.

Gazetarja greke këtë deklaratë e interpreton si konfirmim indirekt se është arritur përparim i rëndësishëm në bisedime për çështjen e emrit.

Gazeta greke gjithashtu ka komentuar se se shefi i diplomacisë së Maqedonisë “nuk e mohon mundësinë e shfaqjeve të rëndësishme në Sofje ditën e enjte, më 17 maj, në takim mes të dy kryeministrave, Zaev dhe Cipras

Në pyetjen se a mund të presim zhvillime të rëndësishme dhe arritje të marrëveshjes, Dimitrov ka përsëritur qëndrimin se rrethanat janë mjaftë të ndjeshme dhe nuk ka komentuar këtë pyetje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button