Padi penale për ish kryetarin e Jegunovcës: E ka dëmtuar buxhetin për 5.6 milionë denarë

Policia e Tetovës ka dorëzuar padi penale kundër Toni Kocevskit, ish kryetarit të Komunës së Jegunovcit, D.S. (42) nga fshati Jaçishtë, R.M. (46) nga fshati Bellovishtë dhe D.K nga fshati Tudenc, për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”, “kryerje të detyrës në mënyrë të papërgjejgshme” dhe “bashkëkryerës i veprës”, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën prej 1 janari të vitit 2017 deri më 30 nëntor të vitit 2017, i paraqituri i par si kryetar i Komunës së Jegunovcës, disa herë u ka mundësuar të punësuarve në komunë që t’i mbushin me derivate veturat e tyre private në llogari të komunës”, thonë nga MPB.

Në këtë mënyrë, sipas MPB-së, është dëmtuar buxheti i komunës për 214.515 denarë.

Gjithashtu në periudhën prej 1 shtator 2017 deri më 30 nëntor 2017, ai ka miratuar porosi të pllakave të bekatonit, nga një ndërmarrje në Tetovë, të cilat më pas ua ka dorëzuar disa personave fizik në Komunën e Jegunovcit, me këtë e ka dëmtuar buxhetin e komunës për 1.057.026 denarë.

Gjatë vitit 2017, ish kryetari i Jegunovcit, në kundërshtim me ligjin për furnizime publike, ka miratuar furnizim me vlerë prej 500 eurove në kundërvlerë të denarit, duke mos paguar tatim apo TVSH, ndërkaq disa herë u ka mundësuar status të privilegjuar katër ndërmarrjeve, të cilët kanë kryer furnizime për nevoja të ndryshme të komunës, me çka është dëmtuar buxheti për 1.140.224 denarë.

Nga MPB informojnë se i paraqituri i dytë, si udhëheqës i Sektorit për Financa në Komunën e Jegunovcit dhe kryetar i Komisionit për Furnizime Publike, gjatë vitit 2017, në mënyrë të paligjshme ka miratuar që të nënshkruhen disa marrëveshje më të njëjtat ndërmarrje, ndërkaq për ndërmarrjet tjera që kanë pasur procedurë tenderiale ka miratuar që t’u paguhen mjete në para edhe përskaj asaj që nga ana e tyre nuk është respektuar rregullativa ligjore dhe si investitorë nuk anë vepruar në pajtueshmëri me projektet, gjegjësisht nuk anë kryer mbikëqyrje të punës dhe mallit të dorëzuar. Në këtë mënyrë, i paraqituri i dytë e ka dëmtuar buxhetin e komunës për 3.176.679 denarë, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën prej 1 janari 2017 deri më 30 nëntor 2017, i paraqituri i tretë, si vozitës në Komunën e Jegunovcit, nuk ka pasur kurrfarë evidence për veturën. Kartelat pakuese për derivate të veturave zyrtare i ka ndarë te personat e punësuar në komunë. Gjithashtu, ai ka furnizuar pjesë dhe pajisje për veturat zyrtare pa nënshkruar marrëveshje për furnizime të këtilla. Për mallrat e marra, nuk ka pasur dokument përkatës për atë se ku janë montuar. Në këtë mënyrë, i paraqituri i tretë e ka dëmtuar buxhetin e komunës për 50.901 denarë.

Në periudhën prej 1 maj 2017 deri më 31 dhjetor 2017, i paraqituri i katër si punëtor më i ri për mbrojtje, shpëtim dhe menaxhim me kriza në komunë, ka kryer furnizim të mjeteve për higjienë dhe pije për komunën nga një ndërmarrje të cilës i ka skaduar afati i marrëveshjes me komunën, ndërkaq kartelën për derivate e ka përdorur për nevoja personale. Në këtë mënyrë, i njëjti ka përfituar pasuri të paligjshme me vlerë prej 21.919 denarë, ose me të njëjtën vlerë e ka dëmtuar buxhetin e komunës.

Të paraqiturit, me kryerjen e veprave penale e kanë dëmtuar buxhetin e komunës për 5.661.354 denarë ose mbi 92.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button