DOKU.TECH organizon konferencë teknologjike në zemër të Ballkanit

DOKU.TECH-u sivjet do të mbahet më 9 dhe 10 qershor 2018 në Termokiss në Prishtinë si një iniciativë e përbashkët me partnerët e Fondacionit SHARE dhe DOKUFEST.

TERMOKISS është një ndërtesë industriale e braktisur e cila tani është nën kontrollin e të rinjëve të Kosovës, të cilët e kanë transformuar atë në një hapësirë të përbashkët të krijimtarisë, bashkëpunimit, dhe një vendi për të gjithë.

Motoja e DOKU.TECH të këtij viti është: “Çmendura e një personi,  është realiteti i një tjetri.”

Ekipin e Doku.Tech e sjell Fondacioni Metamorfozis edhe në Maqedoni ditët në vijim për t’ju treguar më shumë për DOKU.TECH dhe për mundësitë emocionuese që ofron.

Së shpejti do të hapet aplikimi për pjesëmarrje në konferencë.

DOKU.TECH është një konferencë vjetore dhe një nga ngjarjet kryesore të teknologjisë në Ballkan që shtjellon ndarjen e ideve, hapjen e diskutimeve, seminareve interaktive, sesione DIY, ditë të mbushura me argëtim dhe mbrëmje muzikore.

Gjatë katër edicioneve të kaluara, DOKU.TECH ka mirëpritur mbi 5.000 pjesëmarrës që nga Ballkani, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

Kjo iniciativë mbështetet financiarisht nga Western Balkan Fund si një organizatë ndërqeveritare dhe rajonale. Kjo nismë ka për qëllim të krijojë një bashkëpunim midis rajonit të Ballkanit duke mbledhur inovatorë të rinj, entuziastë të teknologjisë dhe duke i bashkuar ato në DOKU.TECH.

“Përmes kësaj iniciative, ne kërkojmë të promovojmë arsimin joformal në të paktën 45 pjesëmarrës nga rajoni i Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë. Kjo është një mundësi e mirë për të prezantuar zhvillimet të reja teknologjike tek pjesëmarrësit, për t’i lidhur ata me inovatorët e teknologjisë, si dhe të marrin pjesë në punëtoritë praktike dhe master-klasa Të gjitha udhëtimet, akomodimi dhe bordi i pjesëmarrësve të përzgjedhur do të mbulohet nga projekti.  Ju mund të shikoni këtë video për të parë më shumë nga aktivitetet e vitit të kaluar.” thonë organizatorët.

Më shumë informata në:
www.doku.tech
Facebook
Twitter
Instagram
Youtube

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL