PDSH, Lëvizja BESA dhe Amdi Bajram hyjnë në qeveri

“Kuvendi qendror i PDSH-së pas mbledhjes solli vendim që të përkrah ofertën e Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev që PDSH-ja të jetë pjesë e Qeverisë ose e koalicionit qeveritarë. Gjithashtu Kuvendi qendror zgjodhi edhe dy emrat, që do ta përfaqësojnë PDSH-në dhe atë, për ministër për investime të huaja u përzgjodh Bardhyl Dauti, kurse për zv. ministër për Transport dhe Lidhje u përzgjodh Musadik Beqiri”, deklaroi zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi.

Lëvizja Besa e Afrim Gashit, siç bëhet e ditur, në Qeveri do të drejtojë Ministrinë e Kulturës, ndërsa do t’i takojnë edhe poste të zëvendësministrave dhe të ndërmarrjeve publike.

Kryerari i kësaj partie Afrim Gashi, ofertën për pjesëmarrje në Qeveri, e ka bërë të ditur në një tubim partiak ndërsa ka premtuar se kuadrot e saj do të jenë të denjë të përballen me sfidat, para se gjithash me luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Po përfundojnë fjalët, po vjen koha e dëshmisë tonë, e luftës tonë kundër krimit dhe korrupsionit. Unë ju premtoj se unë personalisht do të luftoj me funksionarët e Besës që të jetë të drejtë dhe të ndershëm”, ka thënë mes tjerash Gashi, duke shtuar se njerëzit që do ta përfaqësojnë partinë e tij në Qeveri do të zgjidhen me shumë kujdes.

Ndryshe, paraprakisht kryeministri Zoran Zaev, ka konfirmuar se edhe parti Lidhja e Romëve, kryetar i së cilës është Amdi Bajram, i cili më herët ka qenë pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, do të bëhet pjesë e shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM.

Lëvizja BESA, pritet që sot të mbajë mbledhje të Kryesisë dhe Kuvendit Qendror, në t0δ cilën do të merret vendim për ofertën për hyrje në qeveri.

———————————————————————————–

“Kemi marrë ofertë, sonte Kryesia Qendrore dhe Kuvendi Qendror i partisë do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendim. Pas kësaj do të ketë njoftim ose konferencë për shtyp”, kështu përgjigjet, zëdhënësi i Lëvizjes BESA nga krahu i Afrim Gashit, Orhan Murtezani për Portalb.mk.

Nga Partia Demokratike Shqiptare nuk janë të kapshëm për të treguar se a kanë marrë ofertë për t’u futur në qeveri dhe cili është qëndrimi i tyre, edhe pse dje kryetari i partisë, Menduh Thaçi deklaroi se sot do të japin njoftim.

Të pakapshëm janë edhe zëdhënësit e LSDM-së për të treguar rreth ofertës që u është dhënë kandidatëve për partnerë të rinj qeveritar.

Gjithashtu edhe qeveria ende  s’ka përgjigje nëse PDSH-ja dhe BESA do të jenë pjesë e koalicionit.

Mbrëmë ka pasur takim mes kryeministrit Zoran Zaev, Menduh Thaçi dhe Afrim Gashi.

Edhe pse nuk e konfirmojnë partitë, megjithatë mediat sot shkruajnë se Thaçi dhe Gashi do të jenë pjesë e koalicionit me LSDM-në dhe BDI-në.

Sipas të njëjtave, me rikonstruimin e Qeverisë, pritet që të dy partitë të marrin nga një ministri. Siç shkruajnë nëpër media, Lëvizja BESA pritet që ta marrë Ministrinë e Kulturës, ndërkaq PDSH-ja një ministri pa resor. Partitë e reja koalicionuese do të marrin edhe disa vende zëvendësuese, por edhe drejtori, por ende nuk ka diçka konkrete se për çfarë bëhet fjalë.

Paraprakisht, krahu i Bilall Kasamit në Lëvizjen BESA, hoqi dorë nga bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev për hyrje në qeveri.

Ndryshe, rikonstruimi i Qeverisë, është përmendur që në nëntor të vitit të kaluar, pasi që Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria.

Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili vjen nga LSDM-ja. Aleanca për Shqiptarët të gjitha dorëheqjet i ka deponuar, megjithatë të njëjtat ende nuk janë aprovuar.

Dorëheqjet nuk u janë procesuar ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe tre zëvendësministrave të Aleancës për Shqiptarët, të Punëve të Jashtme, Arta Toçi, të Transportit dhe Lidhjeve, Remzi Mehmedi dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri të cilët kanë tre muaj që janë larguar nga postet ministrore dhe ende kanë të drejtë nënshkrimi e marrje të rrogës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button