“Metamorfozis” sot në Tetovë do të mbajë ngjarje publike për “Lirinë në internet”

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” sot do të mbajë ngjarjen publike për këmbimin e njohurive dhe të përvojave “Liria në internet” në Universitetin e Evropës Juglindore – Amfiteatri LH4, Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja do t’i dedikohet prezantimit të raporteve paraprake të projektit “Liria në internet” në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe prezantimit të rezultateve të matjeve të nivelit të hapjes së institucioneve nga projekti “Rrjeti për llogaridhënie, teknologji dhe institucione të hapura në Evropën Juglindore”.

Ngjarja theks të veçant i vë ngritjes së vetëdijes publike për standardet ligjore ndërkombëtare që duhet të zbatohen dhe këmbimin e përvojave të juristëve, gazetarëve, hulumtuesve akademikë dhe praktikantëve që punojnë në këto fusha në Maqedoni.

Bazë për diskutim janë:

Raportet paraprake për lirinë në internet, që gjenden në këtë link: http://metamorphosis.org.mk/aktivnosti_arhiva/sni/ (në gjuhën maqedonase, ndërsa së shpejti edhe në gjuhën shqipe)
Indeksi për nivelin e hapjes së institucioneve që gjendet në https://opennessindex.actionsee.org/

Këtu mund ta shkarkoni agjendën e ngjarjes – http://metamorphosis.org.mk/wp-content/uploads/2018/05/20180420-Agenda-nastan-Tetovo-alb1.pdf

Ngjarja i kushtohet prezantimit të raporteve paraprake të projektit “Liria në internet”, të financuar nga Oda e avokatëve amerikanë (ABA ROLI) si dhe nga Shoqata për Komunikime Progresive (APC) si pjesë e projektit për mbështetje, promovim, formësim dhe pëkrhaje të lirisë në internet, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet, si dhe prezantimit të rezultateve të matjeve të nivelit të hapjes së institucioneve nga projekti “Rrjeti për llogaridhënie, teknologji dhe institucione të hapura në Evropën Juglindore”, të mbështetur nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button