Jankullovska dhe Mijallkov sot do të gjykohen për përgjime joligjore

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Target- Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Seanca e kaluar është shtyrë për shkak se dy të akuzuarit e rastit Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski ende nuk janë ekstraduar nga Greqia. Gjykata Supreme në Athinë vendimin për ekstradimin e tyre duhet ta shpall me 18 maj.

Ndryshe, në këtë lëndë akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuar në DSK Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.

Sipas aktit të prokurorisë, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK, në periudhë prej vitit 2008-2015 ilegalisht janë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilët nuk janë dhënë fare urdhra gjyqësor. Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhrave gjyqësorë në 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button