Francezët injorojnë nacionalizmin serb

Huliganët serbë kanë dështuar në tentativën e tyre për të dhënë mesazhe nacionaliste gjatë ndeshjes miqësore Francë-Serbi që u zhvillua në qytetin e Reims. Sipas “Associated Press”, huliganët serbë kënduan emrin e Ratko Mlladiç dhe mbajtën pankarta kundër pavarësisë së Kosovës ndërsa po hynin në stadiumin “August Delaune”.

Grupi që përbëhej nga 35-40 persona, ku përfshiheshin disa ultras të klubit francez PSZH, shpalosën një parullë ku shkruhej “Kosova është Serbi” dhe kënduan në kor emrin e Mlladiç ndërsa filmonin veten që të dukej sikur ishte një tubim madhështor. Por ato u injoruan tërësisht edhe nga policia franceze që i ndiqte vetëm me vetura dhe nuk ndërhyri as kur ato ndezën fishekzjarre.

Në momentin kur ata i janë afruar stadiumit, tifozët e tjerë kanë vërshëllyer në kor kundër thirrjeve të tyre nacionaliste duke bërë që turma e huliganëve serb të pushonte për disa minuta. Për më tepër, tifozë kanë filluar të thërrasin dhe të akuzojnë tifozët e PSZH për huliganizëm, ndërsa janë evituar përplasje të dhunshme mes palëve.

Ky grup huliganësh, pasi ka hyrë në stadium ka tentuar t’i bëjë “reklamë” vetes duke thirrur vazhdimisht emrin e Ratko Mlladiç, por është injoruar plotësisht nga të pranishmit në stadium të cilët kanë ndjekur me qetësi ndeshjen pa iu përgjigjur provokimeve të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button