Sulmohet me gurë e molotov shtëpia e një ministri grek

Shtëpia e Alekos Flambouraris, ministrit të Shtetit në Greqi ishte për të disatën herë radhazi objektivi i një sulmi me bombë dhe zjarr në orët e hershme të mëngjesit të së dielës. Mediat greke shkruajnë se sulmi ka ndodhur në orën 4:30, në banesën në lagjen Strefi Hill të Athinës.

Raportohet se një grup të rinjsh sulmuan një patrullë policie të vendosur në mënyrë të përhershme jashtë shtëpisë së ministrit. Ata hodhën gurë, shishe dhe bomba zjarri në drejtim të dy policëve, duke shkaktuar dëme në tre makina të parkuara, përpara se të iknin, transmeton Gazeta Shqip.

Gjysmë ore më vonë, pati një tjetër sulm nga të rinjtë kundër një patrulle policie, të vendosur jashtë zyrave të partisë PASOK në rrugën Harilaou Trikoupi, gjë që nuk rezultoi me lëndime apo dëmtime.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri tani në Athinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button