Daçiq ankohet në KS të OKB për arrestimin e Gjuriqit, kërkon vazhdim të dialogut

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq,  në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kërkesat e disa vendeve anëtare të OKB-së për ndërprerjen e mbajtjes së seancave të KS për Kosovën dhe mbylljen e punës së UNMIK-ut, duke thënë se situata në Kosovë vazhdon të jetë e brishtë.

“E vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndrueshme është dialogu dhe duhet të vazhdohet me këtë dialog, dhe KS duhet të ndihmojë për gjetjen e zgjidhjes dhe kjo është e rëndësishme për stabilitetin e tërë rajonit. Kërkesat për të ndryshuar mandatin e UNMIK-un realisht nuk ndihmojnë në arritjen e këtyre qëllimeve”, tha ai.

Daçiq tha se duhet të arrihen marrëveshje të nënshkruara me palën kosovare në Bruksel pa kushte shtesë.

Ai iu ka referuar edhe raportit tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, tha se janë të shokuar nga vrasja e liderit serb Oliver Ivanoviq, autorët e vrasjes të të cilit ende nuk janë sjellë para drejtësisë ndonëse nga Prishtina zyrtare ishte premtuar se do të bëjnë çmos për zbardhjen e këtij rasti, transmeton KP.

Kryediplomati serb ka përmendur edhe rastin e arrestimit të Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës, duke e quajtur këtë ‘sjellje të pahijshme nga institucionet e Kosovës’.

Ai ka thënë se arrestimi i paligjshëm i Gjuriqit, rrahja e tij dhe zvarritja e tij me një urrejtje nëpër rrugët e Prishtinës ishte poshtërim i paprecedent në historinë e diplomacisë.

“Si mund të ulet serish Gjuriq në tavolinën e bisedimeve pas një trajtimi të tillë”, tha ai, duke shtuar se nuk është e vërtetë se njoftimi për vizitën e tij është bërë me vonesë.

“Ky është akt provokimi që ka rrezikuar dialogun. Është një dëshmi për brishtësinë e situatës në Kosovë. Jemi zhgënjyer me mungesën e reagimit të shpejtë të BE-së”, është shprehur Daçiq.

Ai ka akuzuar edhe KFOR-in se ka mbyllur sytë para Policisë së Kosovës ndërsa ishte në aksion për arrestimin e Gjuriq, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP