Hapet konkursi për festivalin “PENA IME” në Kumanovë

Sezonin veror në Kumanovë do ta begatoj një ngjarje e madhe kulturore e organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “JEHONA E KARADAKUT“.

Festivali “Pena Ime”, i cili do të filloj më 20 qershor, për tre ditë rradhazi, do ti bëjë bashkë pothuajse të gjithë krijuesit shqiptarë dhe të komuniteteve tjera në fushën e artit figurativ, muzikës e poezisë.

Kordinatori i këtij projekti shkrimtari Fatos Rushiti bëri të ditur për INA se, Klubi tashmë ka shpallur konkursin për pjesëmarrje në festivalin interdiciplinar.

Kriteret për artin figurativ:

-Të drejtë konkurrimi kanë artistët nga Maqedonia që e kanë të kryer Akademinë e arteve, me vetëm një punim në: pikturë, grafikë apo skulpturë;

-Vepra artistike duhet të ketë të shënuar: emrin e autorit, titullin e veprës, teknikën, vitin dhe dimensionet. Vepra duhet të mos jenë ekspozuar më parë, dimensionet nuk duhet te tejkalojnë 100 cm horizontalisht dhe 200 cm vertikalisht;

-Veprat konkurruese i nënshtrohen seleksionimit nga Këshilli Artistik, ku do të përzgjidhen gjithsej 30 pjesëmarrës;

-Do të ndahen tre shpërblime: “Pena e artë për pikturë”, “Pena e artë për grafikë”, “Pena e artë për skulpturë”;

-Afati i dorëzimit të punimeve: 11 maj – 11 qershor 2018.

-Personi përgjegjës për artin figurativ: Dali Alili, tel. 071 723 272 ose tel.071 260 841.

Kriteret për artin poetik:

-Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë të rinjtë që shkruajnë poezi nga Maqedonia. Konkurrohet me një poezi, tema e lirë, me emër dhe mbiemër dhe me një biografi letrare;

-Poezitë dorëzohen ne këtë e-mail: [email protected] deri më 11 qershor 2018, më pas Këshilli artistik përzgjedh 30 poezi për pjesëmarrje në festival;

-Juria letrare do të përzgjedh tre poezitë më të mira, “Pena e artë – I”, “Pena e artë – II” dhe “Pena e artë – III”, për të cilat do të ketë edhe shpërblime;

-Personi përgjegjës për artin poetik: Fatos Rushiti, tel.071 260 841.

Kriteret për artin muzikor:

-Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë të rinjtë nga Maqedonia, studentë dhe të diplomuar në Akademi të arteve muzikore;

-Çdo konkurrent duhet të shpreh interesim në këtë e-mail: [email protected]  duke treguar veprën që ka përzgjedhur të interpretojë: piano, kitarë, violinë, violë, violinçelë, klarinetë, flaute apo solo këndim, si dhe një biografi personale;

-Këshilli Artistik do të përzgjedh 10 pjesëmarrës, ndërsa juria do të ndajë shpërblimin “Pena e artë” për interpretimin më të mirë muzikor;

-Personi përgjegjës për artin muzikor: Funda Ali, tel. 078 266 605 ose tel.071 260 841.

Koha dhe vendi i mbajtjes së aktiviteteve:

-Më 16.06.2018 do të publikohen të përzgjedhurit për pjesëmarrje në festival;

-Më 20.06.2018, ora 17:00, hapet ekspozita e artit figurativ, në Qendrën e Kulturës ”Trajko Prokopiev” në Kumanovë,  kur dhe kumtohen vlerësimet;

-Më 21.06.2018, ora 18:00, zhvillohet ora letrare në njërin nga lokalitetet e Komunës së Likovës, kur dhe ndahen shpërblimet;

-Më 22.06.2018, ora 18:00, mbahet ora e muzikës serioze, në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë, kur edhe ndahen shpërblimet;

-Projekti interdiciplinar mbështetet nga ana e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button