Hapet konkursi për festivalin “PENA IME” në Kumanovë

Sezonin veror në Kumanovë do ta begatoj një ngjarje e madhe kulturore e organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “JEHONA E KARADAKUT“.

Festivali “Pena Ime”, i cili do të filloj më 20 qershor, për tre ditë rradhazi, do ti bëjë bashkë pothuajse të gjithë krijuesit shqiptarë dhe të komuniteteve tjera në fushën e artit figurativ, muzikës e poezisë.

Kordinatori i këtij projekti shkrimtari Fatos Rushiti bëri të ditur për INA se, Klubi tashmë ka shpallur konkursin për pjesëmarrje në festivalin interdiciplinar.

Kriteret për artin figurativ:

-Të drejtë konkurrimi kanë artistët nga Maqedonia që e kanë të kryer Akademinë e arteve, me vetëm një punim në: pikturë, grafikë apo skulpturë;

-Vepra artistike duhet të ketë të shënuar: emrin e autorit, titullin e veprës, teknikën, vitin dhe dimensionet. Vepra duhet të mos jenë ekspozuar më parë, dimensionet nuk duhet te tejkalojnë 100 cm horizontalisht dhe 200 cm vertikalisht;

-Veprat konkurruese i nënshtrohen seleksionimit nga Këshilli Artistik, ku do të përzgjidhen gjithsej 30 pjesëmarrës;

-Do të ndahen tre shpërblime: “Pena e artë për pikturë”, “Pena e artë për grafikë”, “Pena e artë për skulpturë”;

-Afati i dorëzimit të punimeve: 11 maj – 11 qershor 2018.

-Personi përgjegjës për artin figurativ: Dali Alili, tel. 071 723 272 ose tel.071 260 841.

Kriteret për artin poetik:

-Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë të rinjtë që shkruajnë poezi nga Maqedonia. Konkurrohet me një poezi, tema e lirë, me emër dhe mbiemër dhe me një biografi letrare;

-Poezitë dorëzohen ne këtë e-mail: penaime2018@gmail.com deri më 11 qershor 2018, më pas Këshilli artistik përzgjedh 30 poezi për pjesëmarrje në festival;

-Juria letrare do të përzgjedh tre poezitë më të mira, “Pena e artë – I”, “Pena e artë – II” dhe “Pena e artë – III”, për të cilat do të ketë edhe shpërblime;

-Personi përgjegjës për artin poetik: Fatos Rushiti, tel.071 260 841.

Kriteret për artin muzikor:

-Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë të rinjtë nga Maqedonia, studentë dhe të diplomuar në Akademi të arteve muzikore;

-Çdo konkurrent duhet të shpreh interesim në këtë e-mail: penaime2018@gmail.com  duke treguar veprën që ka përzgjedhur të interpretojë: piano, kitarë, violinë, violë, violinçelë, klarinetë, flaute apo solo këndim, si dhe një biografi personale;

-Këshilli Artistik do të përzgjedh 10 pjesëmarrës, ndërsa juria do të ndajë shpërblimin “Pena e artë” për interpretimin më të mirë muzikor;

-Personi përgjegjës për artin muzikor: Funda Ali, tel. 078 266 605 ose tel.071 260 841.

Koha dhe vendi i mbajtjes së aktiviteteve:

-Më 16.06.2018 do të publikohen të përzgjedhurit për pjesëmarrje në festival;

-Më 20.06.2018, ora 17:00, hapet ekspozita e artit figurativ, në Qendrën e Kulturës ”Trajko Prokopiev” në Kumanovë,  kur dhe kumtohen vlerësimet;

-Më 21.06.2018, ora 18:00, zhvillohet ora letrare në njërin nga lokalitetet e Komunës së Likovës, kur dhe ndahen shpërblimet;

-Më 22.06.2018, ora 18:00, mbahet ora e muzikës serioze, në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë, kur edhe ndahen shpërblimet;

-Projekti interdiciplinar mbështetet nga ana e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP